Sistina Oftalmologija Svjetlost Klinika
Sistina Oftalmologija

Simpoziumi i Oftalmologjisë Sisitna – bashkoi oftalmologët e njohur në një vend

Më shumë se 200 mysafirë morën pjesë në Simpoziumin rajonal të oftalmologëve “Novitetet në oftalmologji”, që u mbajt të shtunën (05.11.2016) në hotelin “Marriott” në Shkup. Simpoziumi, që u organizua nga klinika e syve Sistina Oftalmologjia, nën patronazhin e klinikës universitare Svjetlost nga Zagrebi, në një vend tuboi oftalmologë nga Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Kroacia. Oftalmologët e rajonit patën mundësi të këmbejnë përvoja dhe të mësojnë më shumë për novitetet në oftalmologji dhe zbatimin e tyre nga ana e specialistëve të majmë.

Simpoziumin e filloi D-r. Ante Barishiq nga Svjetlost i cili i arsyetoi metodat e reja në kirurgjinë e kataraktit dhe përvojat e veta personale në operimin e perdes. Nga D-r. Zlatko Arnaudovski, të pranishmit patën rastin të mësojnë si vendosen thjerrëzat intraokulare, duke paraqitur raste të pacientëve në Repartin për kirurgji të kataraktit në Sistina Oftalmologji. 

Novitetet në kirurgjinë refraktive i prezantoi Dr. Maja Bohaq, ndërsa Dr. Biljana Kostovska, e cila më shumë se një vit me sukses ua heq dioptrinë pacientëve dhe u mundëson jetë pa ndihmesa optike, shpjegoi përvojat e saja nga Reparti për kirurgji refraktive i Sistina Oftalmologjisë. Ajo gjithashtu theksoi se bashkëpunimi i përditshëm me klinikën universitare Svjetlost ndihmon që ky Repart vazhdimisht të zhvillohet dhe t’u ofrojë pacientëve trajtim të çdo dileme për sytë, ngjashëm sikur në ndonjë qendër botërore.

Për metodën Cross linking, që përdoret për ndalimin e progresionit të keratokonusit, foli Dr. Fanka Gilevska, ndërsa në bllokun e tretë ligjëratat e tyre në fushën e kirurgjisë vitreoretinale i mbajtën Dr. Ratimir Laziq nga Svjetlosti dhe Dr. Violeta Buçkoska nga Sistina Oftalmologjia.Në fund të Simpoziumit paraqitje pati Dr. Nikica Gabriq i cili e shprehu mendimin e tij në cilin drejtim lëviz oftalmologjia si biznes në të ardhmen.

Fotografitë nga evenimenti mund t’i gjeni në faqen tonë në facebook.

Reportazhet nga Simpoziumi mund t’i shikoni këtu: 

Alsat M Lajme

TV Koha Tetovë Lajme

Toggle Bar